Fitore në miqësore për Manchester City, ndërsa PSG e mbyll në barazim sfidën me spanjollët e Sevilla. Kampionët e Anglisë mposhtën 2-0 Preston, skuadër që garon në Championship.
Riyad Mahrez zhbllokoi takimin në minutën e 25-të, ndërsa në mesin e pjesës së dytë erdhi edhe goli i Samuel Edozie, sulmuesit të talentuar 18-vjeçar.
2-2 u mbyll ndeshja Sevilla-PSG. Skuadra andaluziane e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të Ivan Rakitic (40′). Mesfushori kroat ktheu në gol një penallti.
Mauro Icardi vendosi baraspeshën sapo filloi fraksioni i dytë i takimit, por Oscar (63′) riktheu edhe njëherë Sevilla në avantazh.
PSG nuk u pajtua me rezultatin dhe evitoi humbjen falë rrjetës së 19-vjeçarit Kenny Nagera dy minuta përpara fundit të ndeshjes. /abcnews.al

