Aktori i njohur i komedisë, Florian Binaj është një ndër zërat e rëndësishëm në betejën për mbrojtjen e lumit Vjosa. Ai vëren indiferencë nga ana e shoqërisë shqiptare në misionin për mbrojtjen e mjedisit.
“Për mua qeveria po sillet shumë neutrale ndërsa shoqëria po sillet pak moskokëçarëse. Sepse ne gjithmonë presim të hidhemi në mbrojtje kur na vjen te dera jonë. Ky ekosistem nga prek të gjithëve. Na prek deri të shtëpia. Një pjesë e atij bulmeti që vjen deri te shtëpia jonë është pikërisht nga ky ekosistem. Unë shpresoj që të bëhemi një zë më i fortë”, shprehet ai.
Aktori ka një thirrje edhe për koleget e tij artistë, të cilët i shohim shpesh të angazhuar politikisht .
“Artistët të bëhen të pranishëm për të mbrojtur këto çështje po aq sa dalin përkrah politikanëve në kohë fushate”, thekson aktori.
Vjosa thotë Binaj, ka frymëzuar polifoninë labe e cila mbrohet nga UNESCO dhe shqiptarëve u duhet ta mbrojnë këtë lumë edhe për këtë arsye. Artistë të tjerë shqiptarë, gjithashtu janë aktivizuar për mbrojtjen e Vjosës.
“Në tingujt e këtij lumi është krijuar edhe polifonia labe. Është pasuri që mbrohet nga UNESCO. Nëse ajo mbron polifoninë, ne duhet të mbrojmë atë peisazh që e frymëzon atë”, shton ai. m.v/abcnews.al