Më në fund gjithçka është zyrtare. Michael Ngoo dhe Tirana janë bashkuar sërish, me lojtarin, që ka firmosur me klubin bardheblu kontratë për një sezon, teksa në vazhdim do i bashkohet pjesës tjetër së skuadrës në fazën përgatitore në Pogradec.
NJOFTIMI I KLUBIT – Rikthehet Michael Ngoo! Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar.
Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore. Mirë se erdhe në familjen tënde Michael! /abcnews.al