Policia e Tiranës po zhvillon një operacion “blic” antidrogë te zona e “Varrit të Bamit” në Tiranë.
Antidroga ka ushtruar kontroll në disa banesa ku dyshohej se tregtohej lëndë narkotike.
Gazetari i “ABC” Ermal Vija raporton se sipas burimeve nga policia nuk ka persona të arrestuar dhe lëndë narkotike të sekuestruar, ndërsa vijojnë kontrollet, pasi operacioni është në vijim./ Abcnews.al