Regjistrimi i pronave bujqësore, përplasje në Shkodër

schedule19:17 - 20 Nëntor, 2018

schedule 19:17 - 20 Nëntor, 2018

Regjistrimi i tokave bujqësore të fermerëve që përfitojnë nga ligji 7501 ka sjellë përplasje mes Bashkisë së Shkodrës dhe Hipotekës. Sipas kryeregjistruesit Gjoke Jaku fermerët paguajnë topografë privatë për të bërë matjet në terren. Nga ana tjetër bashkia shprehet se ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj qytetarëve.

Detyrimet që kanë për regjistrimin e pronave bujqësore kanë përplasur Hipotekën e Shkodrës me bashkinë. Kryetari i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjoke Jaku, thotë se tarifat që duhen shlyer nga bashkia i paguan fermeri. Këta të fundit që kanë përfituar nga ndarja e tokave, sipas ligjit 7501 detyrohen të marrin topografë privatë për të kryer matjet në terren.

Gjoke Jaku, kryeregjistrues, Shkodër: “Zyrat e hipotekës janë zyra me vetëfinancim dhe për çdo shërbim që ofrohet ka tarifa pagesash, për të cilat, për hir të së vërtetës, bashkia nuk është përgjigjur në asnjë rast të vetëm. Ky përbën një problem, unë jam këtu për respektim të ligjit dhe nga ana tjetër jam për të parë politikat e funksionimit të zyrës e regjistrimit të pasurive sepse është një instuticion që është në zbatim të ligjit.”

Në lidhje me këtë çështje nënkryetari i Bashkisë Shkoder Arben Gjuraj, është shprehur se institucioni që përfaqëson i ka plotesuar të gjitha detyrimet. Madje ai kërkon nga hipoteka që të saktohen të dhënat e aplikimeve.

Arben Gjuraj, n/kryetar i Bashkisë Shkodër: “Janë më qindra prona, të cilat janë dërguar dhe nga drejtoria juridike që janë dërguar pranë hipotekës. Janë likujduar të gjitha tarifat përkatëse për aplikimin që është bërë dhe ka vite që nuk marrin një përgjigje apo zgjidhen nga ana e hipoteskës.”

Pergjatë muajt tetor janë kryer rreth 1037 dosje. Në proces mësohet se janë rreth 3000 dosje që duhet të përfundojnë deri në fund të vitit, sipas VKM-së përkatëse mbi pronat e ndara sipas ligjit 7501./abcnews.al