Tirana ka mundur të risjellë në “Selman Stermasi” Michael Ngoo. Pas tratativash të gjata më në fund presidenti Halili dhe sulmuesi kanë gjetur akordin dhe kanë mbyllur marrëveshjen për rikthimin e anglezit, pas një sezoni të dobët të tij në Qipro.
Megjithëse ky lajm ishte njoftuar prej kohësh, ende nuk kishte konfirmim nga asnjëra nga palët. Këtë veprim e bën vetë anglezi në rrjetet sociale. Mbrëmjen e djeshme ai ka postuar një foto të kohës kur ishte pjesë e Tiranës dhe shkruan: “Hmm, lëvizim/ shpërngulemi”.
Një konfirmim e dha edhe agjenti i Michael, Mario Cenolli. Ky i fundit ka ripostuar storyn e Ngoo dhe e ka shoqëruar atë me këngën e famshme të anglezëve: “It’s coming home” (po vjen në shtëpi). Kështu Ngoo pritet shpejt të vijë në Tiranë dhe të vendoset në urdhërat e Shehit në Pogradec. /abcnews.al
https://streamable.com/e5d6uo