Kryetari i Unionit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra këtë të hënë ka qenë i ftuar në emisionin Log. ku ka folur në lidhje me çështjen e Francesco Becchetit.
Shkodra në fjalën e tij theksoi se humbja e gjyqit ka treguar dy anë kryesore në këtë betejë, e para është se investitori duhet të zgjedhje studiot më të mira ligjore e dyta se sipërmarrësit fitojnë besimin tek arbitrazhi.
Gjithashtu ai është shprehur se humbja e qeverisë ndaj investitorit mund të ketë ndodhur për shkak të prezantimit që mund të jetë bërë në kontratat që mund të ketë pasur ndonjë element mungesë.
https://youtu.be/NUOU2gdvGnA
“Ne po zvarritemi në dyert e gjykatave për mosmarrëveshje dhe nuk krijojmë një arbitrazh në vend. Në gjykatat i dimë se si janë në këto momente. Një sipërmarrës mendon se kush janë studiot më të mira ligjore. ne kemi një situatë paradoksale kur na thërrasin dhe na thonë se cilët mund të jenë vendimet në reformën në drejtësi ne duhet të kemi disa instrumenta të fuqishme. Lajmi i trishtë është se nuk duhet të kemi sipërmarrës që shkojnë në arbitrazh me shtetin. Ka raste kur shteti thotë se më mirë në arbitrazh dhe t’ja bëj me dije qytetarëve se pse po shkon. Ai hidrocentralin nuk e ndërtoi kurrë dhe pse nëse do të donte që ta ndërtonte mund ta bënte, por ne nuk e dimë sesi ka filluar kjo skemë.
Lajmi i gëzuar është se një sipërmarrës ja doli dhe shumë të tjerë thonë se arbitrazhi është i drejtë dhe mund të shkojmë. Ne nuk e dimë nëse fillimi i gjithë çështjes është se mbyllje e aktivitetit të tij është bërë vetëm me një urdhër apo janë analizuar të gjithë akuzat ligjore shkelje etj. Nëse një sipërmarrës dhe zyrtar i shtetit i bën keq kontratat gjykata e ka më të lehtë të korruptohet, nëse ne jemi të aftë që të bëjmë të sakta kontratat atëherë mund të shkojë në fitore, mbase dhe pala shqiptare nuk ka pasur kontratat e sakta mbrojtëse në Arbitrazh”, është shprehur Shkodra./abcnews.al