Dështon operacioni i kalimit të Layvin Kurzawa te Galatasaray. PSG e kishte nxjerrë në shitje mbrojtësin e majtë, i cili aktivizohet edhe në qendër të prapavijës.
28-vjeçari pranoi transferimin te “gjiganti” nga Stambolli, por në momentet e fundit dy klubet kanë prishur gjithçka duke ndërprerë negociatat mes tyre.
RMC Sport shkruan se shkaku lidhet me nxitimin e klubit turk për të siguruar sa më shpejt shërbimet e lojtarit, të cilin e donte të gatshëm për duelin e raundit të dytë në Champions League.
Galatasaray pret PSV në shtëpi të mërkurën në mbrëmje (28 korrik, 20:00). Kualifikimi është tepër i vështirë, pasi skuadra holandeze fitoi 5-1 sfidën e parë. /abcnews.al