“Shkoi shumë herët, nuk u bë as gjyshe”, reperja shqiptare rrëfen mes lotësh humbjen e nënës

schedule07:25 - 26 Korrik, 2021

schedule 07:25 - 26 Korrik, 2021

Melinda Ademi ka folur për herë të parë për nënën e saj të ndjerë, e cila ndërroi jetë në Mars pas një beteje të gjatë nga kanceri. Reperja ka dhënë së fundmi intervistën e parë pas shumë kohësh, ku dhe ka folur për të ndjerën.

Melinda rrëfeu e përlotur se e ëma ka luftuar me sëmundjen e rëndë për 6 vite. “Ka luftu shumë me kan prezente, dhe jam shumë e lumtur që ka mujt me m’pa me performu, me pas sukses. Më ka shty me qenë më e fortë, mos e me lan punën anash, vetë ka qenë shumë e fortë.”, tha Melinda.

“U mërzit shumë, ndoshta e ka ditur që ka me shkuar dhe nuk ka dasht. Ka dasht me nejt, me na pa tu u rrit dhe as nuk u bo gjyshe. shkoi shumë herët me 50 vjet. Kisha pas qejf me e kthyer dhe njëherë, por ka qenë e shkrume ashtu. “, tregoi mes lotësh reperja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!