Si dallohet stresi nga depresioni, mjekja: Nëse kapet në kohë, kurohet

schedule19:39 - 25 Korrik, 2021

schedule 19:39 - 25 Korrik, 2021

Çdo ditë e më shumë, stresi është prezent në jetën tonë. Mirë po gjendjet e vazhdueshme të stresit mund të shkaktojnë depresion. Mjekja psikiatre Irena Thoma, tregon për ABC se si mund të kuptohet depresioni. Sipas saj, nëse kapet në kohë mund të kurohet.

Stresi është kthyer në një prej shkaktarëve më të mëdhenj të depresionit. Shpesh njerëzit të ndikuar nga situata të ndryshme përjetojnë stres. Mirëpo ndonjëherë gjendje të tilla mund të neglizhohen. Mjekja psikiatre Irena Thoma tregon se si mund të kuptohet depresioni.

Sipas mjekes shërimi i depresionit varet shumë, nëse kapet në kohë.

Depresioni nuk shkaktohet vetëm nga ngjarje të rënda të jetës. Në shumicën e rasteve depresioni është dhe genetik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!