Në Itali nuk e harrojnë Paolo Rossin, emri i tij përjetësohet në Serie B

schedule18:38 - 25 Korrik, 2021

schedule 18:38 - 25 Korrik, 2021

Paolo Rossi u nda nga jeta në 9 dhjetorin e vitit të kaluar në moshën 64-vjeçare. Ish-sulmuesi i njohur italian nuk e fitoi betejën me sëmundjen, humbje që shkaktoi dhimbje dhe trishtim te tifozët italianë.

Rossi fitoi si protagonist absolut Kupën e Botës me kombëtaren e kaltër në 1982, vit ku ia doli të sigurojë edhe “Topin e Artë”. Në Itali ka qenë një nga figurat më të famshme dhe të dashura nga tifozët.

Tani do të përjetësohet në Serie B. Në divizionin e dytë të futbollit italian kanë vendosur ta nderojnë, duke i vendosur emrin e tij trofeut të golashënuesit më të mirë sezonal. /abcnews.al