Pasuri të shumta i janë sekuestruar në Vlorë një personi të dyshuar për trafikim të drogës. Policia njoftoi se kanë sekuestruar pasuritë e qytetit me inicialet J. J, pas dyshimeve se ato janë të vendosura në mënyrë të paligjshme.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive për dy apartamente, dy dyqane, du vendparkime, një makine me vlerën totale 360 mijë euro./abcnews.al

