“Goca mos u afroni”, Robert Berisha flet për herë të parë për nipin, djalin e Tunës dhe Patrisit

schedule20:33 - 24 Korrik, 2021

schedule 20:33 - 24 Korrik, 2021

Këngëtari i njohur Robert Berisha nga Ksamili në një intervistë për gazetaren Irini Meçe në “Edicionin Veror” në “ABC” zbuloi projektet për sezonin e ri në televizion dhe muzikë, ndërsa komentoi edhe thashethemet për jetën private, ku nuk munguan batutat.

Të marrin, të kapin për qafe (vajzat), në gjeneratën tonë nuk ka ndodhur kështu. Duke marrë parasysh se janë shumë goca të reja. Mund me qenë edhe babai i tyre…(qesh). Jam single, jam magnet i thashethemeve.

Nuk kam kohë jam duke u marrë me punë dhe gocën tërë ditën, pastaj xhirimet e emisionit, tani filluan edhe koncertet dhe nuk dua me marrë qafë askënd se jam i parehatshëm.

Goca keni kujdes, mos u afroni shumë afër, ndonjë foto, më shumë ….(qesh) ndoshta do të qetësohem kur të rritem, sepse tani në lule të rinisë….Më vonë ndoshta. Për momentin po e shijoj” tha ai.

Roberti foli për herë të parë edhe për nipin, djalin e Tunës dhe Patrisit. “Nuk jemi takuar, Patrisi ishte me pushime në Turqi. Më kishte dërguar një foto, më tha sa të ngjan. Është shumë i mirë” tha ai.

Një kënge e re? “E kam përgatit një këngë për mamin, që ndërroi jetë në janar. E kam bërë gati dhe do ta nxjerr në janar të vitit tjetër, kur të bëhet një vit.

Edhe kjo verë iku, nuk e di a po fillojnë koncertet dhe dasmat. Kështu që ndoshta deri për vitin e ri e pres. Është një baladë shumë e bukur, me një tekst shumë të mirë” tha ai./ Abcnews.al