kryeministri, Albin Kurti ka reaguar për fitoren e Distria Krasniqit në finalen e xhudos në Lojërat Olimpike, që ia siguroi Kosovës medaljen e artë.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se këta sportistë po e bëjnë krenar secilin nga ne.
“Me zemër jam me ju në Tokio. DISTRA E ARTË. Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë. Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”, ka shkruar Kurti.
Gjithashtu në lidhje me medaljen e parë të arit të fituar nga Kosova, kanë reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha./abcnews.al