Këtë të hënë emisioni Bardh a Zi vendosi në “gjyq” heronjtë.
Me të ftuar në studio Nora Malajn, Silva Heijneman, Ardit Bido dhe Kreshnik Osmanin biseda u fokusua tek figurat historike, heronjtë dhe njerëzit e zakonshëm që janë heronjtë e jetës së përditshme.
“Ne jemi të gjithë heronj. Të jetosh në xhunglën shqiptare është luftë e vështirë”, u shpreh Heijnemen duke shtuar se Skënderbeu për të është legjendë: “Është figurë heroi, i dha Shqipërisë dhe këtij kombi. Për mua janë heronj të pashpallur pjesa e ajkës së kombit që ishte pjesa e Rilindjes.
Ndërsa Enver Hoxha ka qenë kriminel diktator, pervers, absolutisht jo hero. Ka qenë një nga studentët më të këqij”, ka thënë më tej ajo.
Ndërsa Nora Malaj, u shpreh se kombet kanë nevojë për heronj, dhe se çdo familje ka nevojë për hero përtej modelit që kemi, pra hero të jetës së përditshme.
“Kombet kanë nevojë për heronj. Çdo familje ka nevojë të ketë një hero, pra hero të jetës së përditshme përtej modelit që kemi”, tha Malaj.
Më tej Malaj tha se nëse do t’i referohej historisë, heroinë për të është “Nënë Tereza”.
“Nënë Tereza ka bërë vepra bamirësi përtej interesit të saj. Ka brenda individualitetin, personalitetin dhe mbi të gjitha ka bërë edhe sakrificën”, ka thënë Malaj. /abcnews.al/