Presidenti i IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), Thomas Bach mori fjalën pas mbylljes së ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike të Tokios, ku ndër të tjera tha:
“Sot është një moment shprese. Është shumë ndryshe nga si e kishim imagjinuar, por më në fund ndodhemi këtu të gjithë bashkë: atletë dhe refugjatë politikë.
Lojërat bashkojnë sportin dhe njerëzit, duke dhënë një mesazh paqeje. Kjo na jep një mesazh shprese për të ardhmen. Ne jemi afër popullit japonez, ndaj të cilit unë dua të shpreh respekt dhe vlerësim.
Komiteti Organizativ dhe autoritetet Olimpike kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme. Dhjetë vjet më parë filloi ky udhëtim i ndërlikuar dhe me sfida të paprecedentë.
Falënderoj të gjithë ata që kanë punuar: mjekët, infermierët, vullnetarët dhe të gjithë japonezët që kanë kontribuar në frenimin e pandemisë.
Ju nuk u dorëzuat kurrë dhe na frymëzuat për ta bërë të rëndësishëm këtë moment dhe për të krijuar një moment të vërtetë olimpik“, deklaroi Bach. /abcnews.al