Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në gjurmët e Rrok Zojzit, ekspedita etnografike rikthehet pas 30 vitesh

schedule16:07 - 23 Korrik, 2021

schedule 16:07 - 23 Korrik, 2021

Nga Leontina Nika

Botohet, vepra e plotë dhe e panjohur e babait të Etnografisë shqiptare, Rrok Zojzi. Kolana përmbledh 5 libra themelor të kësaj fushe.

“Kalendari primitiv”, “Ndamja krahinore”, “Atlasi etnografik”.  “Çamëria” dhe “Lugina e Vjosës” janë botime për herë të parë.

“Sigurisht duhet të niste me Rrok Zojzin i cili ka hedhur themelet e të gjithë institucionit, sidomos të etnografisë shqiptare. Sa i përket mbledhjes së materialeve në terren, kulturës materiale, arkivave apo fondeve nuk do të ishte e tepërt që instituti të kishte edhe emrin e tij”, thotë ai.

Drejtuesi i Institutit të Antropologjisë dhe Kulturës Popullore, Nebi Bardhoshi nënvizon vështirësitë e dokumentuarit të etnografisë në periudhën e diktaturës.

“Gjatë diktaturës nuk ka qenë e lehtë për të bërë dokumentime. Ka pasur mbështetje për të dokumentuar kulturën, por nuk ka pasur liri”, thotë ai.

Por fatmirësisht fryma e lirisë, janë ruajtur në arkiv dhe vepra e Rrok Zojzit e ribotuar është bazuar në materiale arkivore.

“Ajo që publikohet kontrollohet shumë herë, qoftë kur publikohet si publicistikë qoftë kur botohet në revista shkencore”, shprehet ai.

Ky Institut pas 30 vitesh rikthen ekspedita në terren, në 30 fshatra sërish në gjurmët e breznive të mëparshme  për të hartuar atlasin etnografik , në kohë moderne.

“Dy brezni, shkolla, rrethi intelektual nën drejtimin e Rrok Zojzit kanë pasur idenë e krijimit të një atlasi etnografik shqiptar që mund të integrohej fare mirë me atlasin etnografik europian”, thotë më tej Bardhoshi.

Sipas të dhënave në terren, Bardhoshi thekson se  vihen re dy prirje. Ndërkohë që paralelisht me Shqipërinë, po punohet edhe në 15 fshatra në Kosovë për të pasur një gamë më të gjerë të këtij atlasi.

Mendohet se brenda një harku prej 10 vitesh i gjithë ky material do të botohet në një vepër./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!