Rama merr pjesë në forumin “Ekonomia takohet me politikën”

schedule14:46 - 19 Nëntor, 2018

schedule 14:46 - 19 Nëntor, 2018

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në forumin “Ekonomia takohet me politikën”, zhvilluar në Vjenë. Në një konferencë për shtyp së bashku me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz dhe komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, kreu i qeverisë e vuri theksin tek bashkëpunimi midis vendeve të rajonit.

Shqipëria do të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit Përëndimor me qëllim që ti japin qytetarëve atë që meritojnë. Këtë angzahim shprehu kryeministri Edi rama në Vinë ku ishte pjesë e forumit “Ekonomia takohet me politikën”.

Edi Rama, Kryeministër: “Nuk dua të zgjatem, sepse e di që Kancelari ka gjëra më të mira për të bërë se sa të dëgjojë përsëri të gjithë fjalimet e liderave të Ballkanit Perëndimor pasi qëndroi një orë e gjysmë me të gjithë ne, por dua të them thjesht dy gjëra. E para, që jemi shumë të përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe jemi shumë mirënjohës për punën mbikqyrëse të Komisonerit Hahn dhe e dyta, që jemi duke u përballur me sfidat e bashkëpunimit dhe kuptojmë që ky është një proces ku asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet si e mirëqenë, por jam i sigurt që do të jemi në gjendje të tejkalojmë problemet dhe do t’i japim qytetarëve tanë atë që meritojnë”.

Në një konferencën e përbashkët për shtyp kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz nënvizoi se BE do të jetë i plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtare.

Sebastian Kurz, kancelar i Austrisë: “Për këtë arsye mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE dhe jemi fokusuar veçanërisht në këtë rajon gjatë presidencës sonë të BE. Sot kemi mundësi të përqendrohemi tek tre çështje me rëndësi, E para, rruga e rajonit drejt BE-së, e dyta, bashkëpunimi i domosdoshëm rajonal dhe e treta, zgjidhja e konflikteve bilaterale”.

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, risolli në vëmendje se vendet e rajonit duhet të gjejnë mënyra, për të shfrytëzuar dhe mobilizuar potencialet që kanë e për këtë është e rëndësishme që vendet të tregohen më të shpejta për të gjetur dakordësinë midis tyre për një numër çështjesh, duke rritur më tej bashkëpunimin ndërrajonal.

Johannes Hahn, komisioner i BE për zgjerimin: “Siç e dini, zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një prej përparësive kyçe të presidencës austriake dhe pikë së pari jemi shumë të lumtur që kemi zgjedhur këtë si përparësi dhe e dyta, jo vetëm që e kemi zgjedhur, por që kemi bërë hapa konkretë në këtë drejtim dhe takimi i sotëm është një provë i këtij angazhimi të fortë”.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet në këtë forum nga ministri i transporteve dhe energjitikës Damian Gjiknuri dhe ministri i turizmit Blendi Klosi. Gjatë vizitës në Austri, kryeministri Rama është i ftuar nga kancelari Kurz në një darkë për të kundërshtuar anti semitizmin ku do të jetë i pranishëm dhe kryeministri i Izraelit Beniamin Netanjahu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!