Rama publikon pamje nga kantieri i Rilindjes: 3500 apartamente për 11 mijë banorë

schedule13:26 - 23 Korrik, 2021

schedule 13:26 - 23 Korrik, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga lagjia nr.5 të ndërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama shkruan se në total lagjia ka 3500 apartamente për 11 mijë banorë dhe 5 objekte publike.

“Lagjia 5 maji në kantierin e Rilindjes pas tërmetit. ***3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!