Anëtari i Partisë së Ndryshimit Sergiu Tofilat në Moldavi qëlloi me grusht ish-zv-ministrin e Brendshëm Ghenadie Cosovan pas debatit në një studio televizive. Debati nisi për tenderat dhe u përshkallëzua në përplasje fizike teksa çdo gjë po transmetohej Live. Pamjet e sherrit janë shpërndarë në rrjet duke u bërë virale.
Si nisi debati
Ghenadie Cosovan: Pse nuk flisni se si tubacionet e gazit u privatizuan nga ata që ju i quani heronj dhe patriotë të mëdhenj
Sergiu Tofilat: Por, zoti Cosovan, ju nuk keni turp sepse i keni shërbyer regjimit të Plahotniuc, në vitin 2017 keni mbajtur tubime për të mbështetur sistemin e përzier, në qershor 2019 keni shkuar në një tubim para selisë së PAS, për të parandaluar koalicionin kundër Plahotniuc, veçanërisht për ta mbajtur atë në pushtet. Ju jeni bashkëpunëtor në uzurpimin e pushtetit shtetëror “.
Ghenadie Cosovan: Ju kurrë nuk do të ma mbyllni gojën.
Sergiu Tofilat: Keni probleme me dëgjimin
Ghenadie Cosovan: Gjatë kësaj periudhe, unë zbulova skemën e korrupsionit të deputetëve, kur të gjithë heshtnin …
m.v/abcnews.al