Gjermania u ndalon hyrjen në vend 18 arabo-sauditëve

schedule14:10 - 19 Nëntor, 2018

schedule 14:10 - 19 Nëntor, 2018

Gjermania do t’i ndalojë hyrjen 18 shtetasve të Arabisë Saudite në territorin e vendit si dhe në hapësirën europiane Shengen, për shkak të lidhjeve të tyre të mundshme me vrasjen e gazetarit Xhamal Khashoggi. Lajmi u konfirmua për mediat nga ministry i jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Në deklaratën e tij Maas theksoi se Berlini ka vendosur që Gjermania t’u ndalojë hyrjen në vend shtetasve sauditë që dyshohet se kanë lidhje me këtë vrasje./abcnews.al