Janë zbuluar në Maltë porositësit e vrasjes së gazetares Dafne Galicia. Ata janë më shumë se dy persona, ndërkohë që nuk dihen ende arsyet. Gazetarja u ekzekutua në mënyrë tragjike në 16 tetor të vitit të kaluar.
Të reja të rëndësishme në Maltë përsa i përket vrasjes së gazetares Dafne Galicia, e cila u vra me një autobombë në 16 Tetor të një viti më parë. Sipas raportimit të Times of Malta, hetuesit e ishullit kanë identifikuar një grup prej më shumë se dy personash, shtetas maltezë, të cilët mund të jenë porositësit e vrasjes së gazetares.
Zyrtarë të tjerë të hetuesisë konfirmuan për të përditshmen malteze se hetimi është një fazë shumë të avancuar dhe se janë identifikuar të dyshuarit kryesorë të vrasjes së Galicia. Por këto burime nuk kanë dhënë më shumë detaje, nëse këta të dyshuar janë pjesë ambienteve kriminale, biznesi apo politike. Por gjithashtu nuk është dhënë asnjë detaj se kur mund të përfundojnë hetimet, të cilat duken shumë të komplikuara.
Ideja kryesore e hetuesve është se porositësit e vrasjes kishin arsye të ndryshme për të dëshiruar vdekjen e gazetares. Dhe duket se janë bashkuar për të punësuar tre personat që vendosen bombën në automjetin e saj. Të tre këta janë arrestuar. Hetuesit maltezë shpjeguan se janë në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e Europol. Në ditët në vijim, sipas tyre, do të ketë lajme dhe më të rëndësishme përsa i përket kësaj vrasjeje./abcnews.al

