Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Marrëveshje për dy vite, Tirana firmos me fantazistin e Llapit

schedule20:35 - 22 Korrik, 2021

schedule 20:35 - 22 Korrik, 2021

Ndërkohë, që tre nga rivalët e saj luanin në Conference League,  Tirana ka prezantuar një nga afrimet e paralajmëruara në merkato: Engjëll Hotin.

Marrëveshja mes palëve ishte arritur me kohë, por gjithçka është zyrtarizuar me mbylljen e aventurës evropiane të Llapit. Fantazisti, që pritet të zëvendësojë Torassan ka firmosur për 2 vite.

POSTIMI I KLUBIT – Mirësevjen Engjëll Hoti! Klubi i Futbollit Tirana rrit kontigjentin e saj me futbollistin më të ri, Engjëll Hoti.

Mesfushori me tipare sulmuesi i bashkohet skuadrës si një përforcim i mirë dhe do të jetë pjesë e saj për 2 sezonet e ardhshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!