Barcelona ka nisur blindimin e talenteve dhe sot ka rinovuar me njërin prej tyre. Alejandro Balde do të jetë i Barçës për të paktën edhe tre vite.
Pasi shkëlqeu me moshat e Barcelonës në sezonin e shkuar, Laporta vendosi t’i dhurojë kontratë afatgjatë. 17-vjeçari ka lindur në Spanjë dhe luan si mbrojtës i majtë.
Këtë sezon ai i është bashkuar ekipit të Barcelona B, teksa në fazën përgatitore është pjesë e ekipit të parë dhe ka treguar nivel të lartë.
Klauzola e prishjes së kontratës së Balde do jetë plot 500 milionë euro, duke mos lënë asnjë hapësirë për t’u larguar pa dëshirën e klubit në të ardhmen. /abcnews.al
❗ [ÚLTIMA HORA]
✍ Alejandro Balde, azulgrana hasta el 2024
? Todos los detalles ?#ForçaBarça ?❤https://t.co/XffRS2RTZr
— Barça Atlètic (@FCBarcelonaB) July 22, 2021