Trigolëshi në miqësoren ndaj Gimnastic ka ndryshuar situatën e Rey Manajt. Sulmuesi i Barcelonës ishte afër huazimit te portugezët e Famalicao pak ditë më parë, por në garë është futur edhe Sassuolo sipas Sport.es.
Klubi italian e pëlqen shumë 24-vjeçarin lushnjar. Sassuolo do të ishte një mundësi shumë e mirë për të nëse largohet nga Spanja, por dëshira e madhe është të qëndrojë tek ekipi i Roland Koeman.
Rey Manaj has two options on the table: Sassuolo and Famalicão. However, the club could value keeping him taking the possible departures of Braithwaite and Griezmann into account. [sport] pic.twitter.com/Xz1jlUvZ19
— barcacentre (@barcacentre) July 22, 2021
Shanset ekzistojnë, madje janë shtuar pas paraqitjes fantastike në ditën e djeshme. Antoine Griezmann dhe Martin Braithwaite ndodhen në merkato.
Largimet e sulmuesve francezë dhe danezë do të rrisin mundësitë që Manaj, i cili ka edhe dy vite kontratë me Barcelonën, të jetë pjesë e skuadrës së parë sezonin e ardhshëm. /abcnews.al

