Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku një adoleshente është përballur dhe me një tjetër befasi në fluturimin e saj.
Mediat e huaja kanë publikuar një video ku duket momenti sesi një 13 vjeçareje i përplaset në fytyrë një shpend.
Teksa ajo po shijonte lëvizjen në lartësi, një pulëbardhë i është përplasur në fytyrë.
Kiley Homan ishte duke e festuar ditëlindjen e shoqes së saj para disa ditëve. Dy shoqet shkuan në një park lodrash. Luhatëset e këtij parku lëvizin me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.
Disa sekonda pas fillimit të videos, vajza befasohet nga pulëbardha që i qëndron për pak kohë në qafë, para se adoleshentja ta largojë me dorë./abcnews.al

