Elbasan, hapen rrugët e bllokuara nga bora

schedule09:16 - 19 Nëntor, 2018

schedule 09:16 - 19 Nëntor, 2018

Është përmirësuar situata në qarkun e Elbasanit për shkak të ndërprerjes së reshjeve të borës. Sipas Shefit të Shtabit të Emergjencave, Mustafa Arapi, me përjashtim të rrugës së Fushë-Studes, e cila ka pasur disa centimetra borë, të gjithë rrugët e tjera janë të kalueshme. Por edhe ky segment sot është i qarkullueshëm me zinxhirë.

Arapi tha për ABC News, se po punohet për të rregulluar furnizimin me energji në disa fshatra, të cilët patën ndërprerje për shkak të motit.  Gjatë ditës së dielë u konstatuan vështirësi në qarkullim në zona të thella rurale si Stëblevë, Sopot, Polis, Rovje, Lenie, Fushë-Studen etj./abcnews.al