Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përkujtoi 11 vjetorin, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi legjitimoi të drejtën e Kosovës për shtet.
Vendimin e GJND-së, Haradinaj e cilësoi si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit.
Krahas këtij përvjetori, Haradinaj kujtoi edhe kohën kur u ftua në Hagë.
“Ishte rastësi se në procesin tim të dytë gjyqësor në Hagë, u ftova vetëm një ditë para këtij vendimi. Por, kur u ftova prapë në Hagë me 2019, disa ditë para përvjetorit të verdiktit të GJND-së, Kosova ishte më e fortë se kurrë. E pavarur, sovrane, me ushtri të vetën dhe me tarifë 100% ndaj mallërave të Serbisë, e cila në mënyrë agresive po lobonte për të përmbysur të arriturat tona”, shkroi Haradinaj në Facebook.