Nisin bisedimet për kontratën me PSG, Raiola presion United për Pogba

schedule17:58 - 21 Korrik, 2021

schedule 17:58 - 21 Korrik, 2021

Mino Raiola dhe Paul Pogba i kanë idetë e qarta tashmë për të ardhmen dhe kanë nisur lëvizjet. PSG është klubi që dëshiron më së shumti shërbimet e mesfushorit.

Madje nga Franca vijnë lajmet se kanë nisur bisedimet mbi kushtet e kontratës. Jo vetëm kaq sepse agjenti Raiola po luan edhe në fushën e Manchester United.

Mësohet se ai ja ka bërë të qartë klubit anglez se Pogba nuk ka ndërmend të rinovojë dhe do ishte mirë ta shisnin për të mos e humbur me parametra zero verën e vitit tjetër, kur i mbaron kontrata.

Për ta blerë këtë verë Pogba, PSG duhet të paguajë 50 milionë euro dhe duket se kjo shifër nuk është aspak problem. Nuk ka krizë për pronarët nga Katari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!