E pranon kompania në gjykatë, Bartomeu urdhëroi të shpifej ndaj lojtarëve

schedule18:37 - 20 Korrik, 2021

schedule 18:37 - 20 Korrik, 2021

Para disa muajsh në mbarë Europën bëri bujë lajmi se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka përdorur profile fallso për të shpifur e denigruar figurën e kundërshtarëve, mes tyre edhe të lojtarëve si Messi apo Pique.

Pas kësaj nisi një hetim i hollësishëm nga prokuroria dhe tashmë gjithçka është pranë zbardhjes totale. RAC 1 bën me dije se kreu i kompanisë me të cilën Bartomeu kishte bashkëpunuar ka treguar gjithçka mbi këtë çështje.

Presidenti i I3 Ventures, Carlos Ibanez ka konfirmuar para gjykatësit se vartësit e Josep Maria Bartomeut kanë porositur krijimin e profileve fallso për të shpifur për kundërshtarët. Një lajm i bujshëm për të cilin në orët e ardhshme mund të dalin detaje të reja. /abcnews.al