Donjet Shkodra mund të rikthehet në Kategorinë Superiore. Pas zërave për një kalim te Gjilani kohë më parë, tashmë ka shanse reale që mesfushori qendror të transferohet në kryeqytet.
Gazetari i abcnews.al, Vladimir Prenga, mëson se Shkodra është në bisedime me Dinamon. 18 herë kampionat e vendit janë klubi më aktiv në merkato dhe 32-vjeçari është një prej lojtarëve që mund ta transferojnë.
Shkodra e njeh mirë kampionatin tonë, pasi ka luajtur më parë me Flamurtarin, për të kaluar më pas te Skënderbeu ku gjeti pak hapësira dhe te Kukësi. Në Vlorë ai pati kulmin e tij, duke shënuar 9 gola.
Goditja është një prej pikave më të forta të Donjetit, i cili pas largimit në Superiore luajti në Kazakistan me klube si Shakhter Karagandy, Zhetysu dhe Atyrau. / abcnews.al