Fjoralba Ponari po jeton prej vitesh një histori të bukur dashurie me partnerin e saj, Françeskon. Nëse dikur është treguar shumë e rezervuar për lidhjen e saj, kohët e fundit moderatorja ka ndarë herë pas here foto krah tij.
Së fundmi, bukuroshja e ekranit ka publikuar imazhin e një çifti që ngjason shumë me të dhe Francin. Mesa duket Fjoralbës ia kanë dërguar në mesazhe sozinë e saj dhe të të dashurit, pasi siç thekson, nuk i di emrat personazheve në foto.