Kalo zbulon surprizat dhe dhuratën e Ramës për ditëlindje: Ndihem po kaq energjik

schedule16:19 - 19 Korrik, 2021

schedule 16:19 - 19 Korrik, 2021

Mjeku infeksionist Tritan Kalo një ditë pas festimit të 65-vjetorit të lindjes shprehet se ndihet energjik dhe i motivuar për të vazhduar kontributin e tij në mjekësi. Përmes postimit në Facebook, mjeku ka zbuluar edhe disa nga dhuratat dhe surprizat që pacientët, kolegët dhe miqtë i bënë për ditën e lindjes. Mes tyre është një shishe verë me foton e Kapedanit “Xha Sulo” nga kryeministri Edi Rama.

Kohë kovidiane….19.07.2021…..65 vite të jetuara me 40 vitet e pathosit të ushtrimit të profesioni fisnik të MANTELBARDHIT, janë shumë dhe pak njëkohësisht….. Krahas qindra e qindra urimesh për shëndet të plotë e vijimësi të kontributit tim në përkujdesjen ndaj të sëmurëve, mora edhe disa kujtime kuptimplote për këtë ditë të shënuar të jetës sime…..

Sot në hapin e parë të vitit të 66 të jetës ndihem po aq energjik dhe i motivuar, për të kontribuar në çdo sekondë të jetës sime me Punë, Profesionalizëm dhe Përkushtim në ruajtjen dhe në cilësimin e jetës së të gjithë atyre, që u mirëbesojnë njohurive dhe aftësive të mia….Together forever” shkruan Kalo./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!