PS paditet në SPAK për patronazhistet

schedule14:14 - 19 Korrik, 2021

schedule 14:14 - 19 Korrik, 2021

Partia Socialiste është paditur në SPAK nga një shoqatë. Bëhet fjalë për “Guxo”, e cila përfaqësohet nga 162 qytetarë në Tiranë.

Kjo shoqatë ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme padinë për PS për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme tek patronazhistët të dhënave të tyre personale.

Databaza që përmbante gjeneralitetet dhe të dhënat personale të mijëra votuesve të qarkut të Tiranës u publikua para zgjedhjeve të 25 prillit dhe shkaktoi reagime të shumta. /abcnews.al