Mirela Kumbaro harron premtimin: Ora historike nuk ka nevojë për akrepa

schedule12:39 - 19 Korrik, 2021

schedule 12:39 - 19 Korrik, 2021

Akrepat e orës simbol të kullës së Sahatit kanë ngelur në vendnumëro.

Të premten që lamë pas, ish-ministrja e Kulturës, sot deputete në këtë qark deklaroi se ndonëse një orë historike nuk punon, nuk ka nevojë fare sepse akrepat më të mirë të Gjirokastrës janë zemrat e gjirokastritëve.

“E jetoj Gjirokastrën ashtu si më prezantohet dhe më paraqitet çdo ditë të jetës sime. Këtu do vazhdoj ta jetoj çdo ditë. Ky është një moment tjetër. Një orë historike që ndonëse nuk punon, nuk ka nevojë fare për akrepa sepse akrepat më të mirë të Gjirokastrës janë zemrat e Gjirokastritëve”, tha ajo.

Kjo deklaratë bie ndesh me atë Kumbaro deklaronte një javë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

“Simbolika e rregullimit të orës është një thirrje e kohës. Kështu që është një projekt i mirëpritur. Ftoj partner të tjerë si Shkodra, Berati, Korça t’i bashkangjiten këtyre iniciativave” u shpreh Kumbaro asokohe.

Shuma e akorduar për rivendosjen në punë të orës së kalasë shkoi në 25 milionë lekë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!