Një banor i Vlorës i është bashkuar nismës së pronarëve të bizneseve për të kërkuar ndryshim të orës policore dhe fashës orare për lejimin e muzikës në mbrëmje.
Ai shprehet se muzika është shqetësim për banorët e zonës, por kjo nuk ndryshon nga fakti nëse ajo do ndalohet më herët por me anë të aparaturave të posaçme.
“Është një protestë që bëjnë pronarët e lokaleve për problemet e muzikës, orës policore. Këto janë gjëra të zakonshme që ndodhin këtu te ne. Në kulmin e sezonit turistik fillojnë prishjet e ndërtimeve. Pjesë e këtyre është kjo.
Policia për momentin duket sikur kryen detyrën. Ka një mungesë të kuptimit drejt të gjërave. Unë jam banor në zonë.
E kem shqetësim muzikën por të kontrollohet muzika me aparatura sa i përket nivelit të zhurmave, Nuk mendoj se kjo do shtojë COVID. Si orar çfarë bën deri në 12 apo në 1 të paktën në këto tre muaj”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al