Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gol në miqësore dhe batutë, Kumbulla: Dzeko, do i ndërrojmë rolet bashkë?

schedule23:22 - 18 Korrik, 2021

schedule 23:22 - 18 Korrik, 2021

Ardhja e Jose Mourinho në pankinë, ka krijuar entuziazëm të madh te tifozët e Romës. Ekipi i tyre i zemrës pritet të rikthehet pas shumë kohësh të luftojë për trofe, teksa kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Skuadra kryeqytetase fitoi sot miqësoren e dytë. Dueli ndaj Ternana, që sezonin e kaluar siguroi rikthimin në Serie B, përfundoi 2-0 për verdhekuqtë e “Special One”.

Golin e dytë e realizoi Marash Kumbulla. Mbrojtësi i talentuar i kombëtares kuqezi, kërceu lart pas një krosi të ardhur nga goditja e këndit dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Goli i parë me Mourinhon në stol, teksa lojtari i parë me të cilin festoi ishte Edin Dzeko, i cili u rikthye pas 184 ditësh të mbajë veshur shiritin e kapitenit te Roma.

21-vjeçari nga Malësia e Madhe ka reaguar me anë të një postimi në “Instagram”, aty ku nuk e kursen batutën me bomberin boshnjak.

Përkushtim dhe përqendrim që nga fillimi. Do i ndërrojmë rolet Edin Dzeko?“, shkruan Kumbulla në foton ku shfaqet me shokun e skuadrës pas golit të shënuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!