Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Disa qytetarë goditen nga rrufeja në Ohër të Maqedonisë

schedule20:42 - 18 Korrik, 2021

schedule 20:42 - 18 Korrik, 2021

Të paktën 13 persona raportuan lëndime ose trauma të shkaktuara nga rrufeja gjatë stuhisë që goditi rajonin e Ohrit rreth orës 3 pasdite. Sipas informacionit, bubullimat goditën lokalitetin “Orevçe” afër plazhit pranë autocampit Gradishte në Liqenin e Ohrit.

Të lënduarit ishin nga disa qytete të vendit. Katër prej tyre pësuan djegie në gjymtyrë, ndërsa të tjerët ishin kryesisht pa dëmtime të dukshme, por deklaruan se përjetuan stres, probleme të dëgjimit, frymëmarrje etj…

Shërbimi Emergjent Mjekësor ndërhyri dhe të plagosurit u trajtuan në qendrat shëndetësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!