Angela Merkel do të vizitojë zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Gjermani për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar të mbijetuarit, pas ditëve të reshjeve ekstreme në Evropën perëndimore që kanë sjellë të paktën 183 njerëz të vdekur dhe mijëra të zhdukur.
Kancelarja ka planifikuar të udhëtojë të dielën në fshatin Schuld të Rhineland-Palatinate, një nga dy rajonet më të goditura në Gjermaninë perëndimore, ku lumi i fryrë Ahr doli nga shtrati.
Të paktën 156 njerëz kanë vdekur që nga e mërkura në përmbytjen më të rëndë të vendit, tha policia. Vetëm në Rheinland-Pfalz, policia raportoi 110 të vdekur dhe 670 të plagosur. Të paktën 27 persona kanë humbur jetën gjithashtu në Belgjikën fqinje.
Ekipet e shpëtimit në të dy vendet vijojnë kërkimet nëpër rrënoja për të gjetur viktima dhe të mbijetuar, shpesh në kushte të rrezikshme. Reshjet historike goditën gjithashtu Zvicrën, Luksemburgun dhe Holandën. g.v/abcnews.al