Duke nisur nga sezoni 2022/2023, klubet e Serisë A nuk mund të kenë më fanella me ngjyrë të gjelbër. Vendimi vjen pas një kërkese nga kompanitë televizive, pasi sipas tyre ngjyra e fanellave dhe fushës është shumë e ngjashme dhe vështirëson shikimin e qartë të ndeshjes.
Rregulli gjithashtu vlen edhe për çorapet dhe pantallonat e shkurtra. Nëse në fanellë përdoren më tepër se tre ngjyra, atëherë njëra prej tyre duhet të jetë dominuese në gjitha pjesët e veshjes.
Edhe pse ky rregull do të futet në fuqi nga viti i ardhshëm, Serie A vendosi ta bëjë publik një vit më herët, duke i dhënë kohë klubeve për të përfshirë rregullin e ri në planet e tyre të ardhshme.
Ndërkohë në Serie A, Sassuolo është ekipi që ka ngjyrë të gjelbër në fanellën e parë, ndërsa vitin e kaluar Lazio dhe Atalanta kishin një ngjyrë të përafërt në uniformën që përdorin në ndeshjet jashtë fushe. /abcnews.al