Arkeologu Maringlen Meshini nga rrënojat hedh poshtë pretendimet e Shoqatës se Përndjekurve Politik për eshtrat e zbuluar në qendër të qytetit, të Përmetit ku ata pretendonin se kishim të bënim me një varr masiv të personave të ekzekutuar gjatë regjimit komunist.
“Si specialist kemi vlerësuar gjithë situatën dhe kemi arritur në përfundimin se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare. Kuptohet që informacionet më parë kanë qenë thuajse të munguara dhe qoftë tipologjia e varreve të gjetura, por edhe shpërndarja e tyre na tregon që kemi të bëjmë me një varrezë interesante të periudhës mesjetare”, tha ai.
Sipas arkeologut, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë kulturore ka monitoruar situatën në terren që më 7 korrik, ndërsa pritet që mbetjet të analizohen në Tiranë.
“Nga ajo që duket në sipërfaqe kemi të bëjmë me varre fëmijësh, varre të një moshe më madhore, por duhet t’i shikojmë sepse mund të ketë edhe varre familjare. Studimi i materialit kockor nga antropologët do të tregojë të gjitha detajet dhe kuriozitetet që kanë dalë nga kjo varrezë”, tha Meshini.
Aktualisht kanë dal në dritë rreth 12 varre mes tyre ka edhe eshtra fëmijësh, dyshohet qe numri i varreve të jetë shumë herë më i larte. Meshini thotë se specialistët e trashëgimisë do të nisin gërmimin masiv të zonës
“Kuptohet që brenda saj do të kemi disa faza, por gërmimi arkeologjik për të cilën Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është i ngarkuar ta kryejë këtë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale. Le të themi që jemi duke pritur rezultatet. Aktualisht në sipërfaqe dallojmë 10 varr, por jemi të sigurt se do të zbulohen të tjera”, tha më tej arkeologu.
Ndërkohë që situata po monitorohet edhe nga Prokuroria e Përmetit./abcnews.al/