Frikë për Messin në Argjentinë, një alarm për bombë krijoi kaos në aeroport

schedule16:59 - 15 Korrik, 2021

schedule 16:59 - 15 Korrik, 2021

Frikë në ato momente, por për fat të mirë asgjë më shumë. Pak para se të nisej nga Rosario për në kryeqytetin Buenos Aires Mesit, iu desh të përballej me panikun e një alarmi për bombë.

Gjithçka rezultoi të ishte një njoftim fals, por stafit të emergjencës së aeroportiti iu desh të evakuonte gjithë udhëtarët dhe personelet, e të krijonte vonesa në fluturime.

Kapiteni i Argjentinës fluturoi drejt Buenos Aires të martën për t’u marrë me disa dokumente në lidhje me lëshimin e një vizë për të hyrë në SHBA, ku arriti dje për të shijuar pushimet e merituara.

Fluturimi “Pleshtit” u vonua me dy orë për shkak të një telefonate anonime, që paralajmëroi autoritetet portuale për praninë e një bombe në zonën e “check-in”.

Të paralajmëruar nga një individ, i cili pretendonte të kishte një bombë gati për të shpërthyer në bagazhet e tij, forcat e sigurisë u detyruan të mbyllnin aeroportin ndërkombëtar “Islas Malvinas”, për të zbuluar pas një kontrolli të kujdesshëm se ishte një alarm i rremë.

Në fund, argjentinasi ishte në gjendje të fluturonte në mbrëmje për në Miami, ku gruaja dhe fëmijët e tij po prisnin që ai të fillonte pushimet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!