Me stinën e verës, ndjejmë nevojën të theksojmë aksesorët, të cilët lejojnë të eksperimentojmë me kombinimet. Me zgjedhjen e aksesorëve të duhur, krijojmë një pamje më joshëse pa shumë mundim dhe përpjekje.
Ata janë zgjidhja ideale për të investuar këtë sezon, dhe në të njëjtën kohë, bëjnë që të provojmë tendenca të reja. Këto janë disa nga aksesorët më të domosdoshëm të stinës, që do t’ju japin një pamje më verore.
Çanta me xunkth
Të përjetshme, të gjera dhe elegante, ato janë krijuar për të mbajtur gjallë kujtimet e verës deri në muajt e vjeshtës.
Syze dielli
Zgjidhni modele me skeletin klasik, me prerje të guximshme gjeometrike dhe lente të errëta ose gradiente.
Sandalet espadrilles
Janë perfekte për verën, pasi japin një pamje më të ndritshme. Zgjidhni idealet që mund t’i kombinoni me fustane dhe funde.
Mules
Mes shumë variantesh me ngjyra, dhe me lëkurën e nxirë, ky trend do t’ju shoqërojë në takimet gjatë mbrëmjeve.
Orë
Silueta e tyre delikate prej çeliku merr rolin e bizhuterisë së lakmuar. /abcnews.al