Afrika ka shënuar një rritje prej 43% në numrin e viktimave nga COVID-19 këtë javë, krahasuar me javën e kaluar. Sipas OBSH, niveli i vdekshmërisë në Afrikë është 2.6% krahasuar me mesataren globale prej 2.2%.
“Numri i viktimave është rritur ndjeshëm në pesë javët e fundit duke mbingarkuar spitalet,” tha Matsihidiso Moeti, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Afrikën.
Gjithashtu numri i rasteve në Afrikë është rritur për të tetën javë radhazi, dukë shënuar 6 milion raste. Rritja e rasteve është shkaktuar nga lodhja e popullsisë për shkak të masave kufizuese për të frenuar pandeminë dhe përhapjes së varianteve të virusit./abcnews.al

