Moderatori shqiptar tenton të veshë live takat e vajzave, çfarë nuk shkoi si duhet

schedule11:20 - 15 Korrik, 2021

schedule 11:20 - 15 Korrik, 2021

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në “ABC e Mëngjesit”, duke shkaktuar edhe shumë të qeshura.

Moderatori Alban Musa ka tentuar të veshë një pal çizme me taka, i ndihmuar nga balerini Ervis Likmeta.

Ky i fundit prej disa vitesh ushtron kërcimin mbi taka vajzash, duke tërhequr vëmendje të madhe tek të gjithë. Mirëpo, duket se sot këtë rrëmbeu Albani, i cili pavarësisht se u mundua nuk ia doli t’i vishte.

Ervisi: Janë numër 42, po ka pasur persona me numër 46 dhe i kanë veshur.

Albani: Është gjithë kjo, a vishet kollaj?

Ervisi: Me pasion dhe vuajtje të mëdha.

Albani: I paskam çorapet e trasha unë. E kam këmbën e madhe unë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!