Gruaja lakuriq ngec mes ndërtesave, mister shkaku

schedule10:52 - 15 Korrik, 2021

schedule 10:52 - 15 Korrik, 2021

Një operacion shpëtimi i pazakontë ka ndodhur në Kaliforni të martën, pasi një grua lakuriq kishte ngecur mes dy ndërtesave.

Sipas New York Post, gruaja e paidentifikuar u gjet e bllokuar në mënyrë misterioze pa rroba në një boshllëk 20 cm midis dy mureve të ndërtesave industriale në zonën e Santa Ana.

Në pamjet e marra nga kamera, duket vetëm lëkura e gruas, tatuazhet në shpinë dhe këpucët, pasi zjarrfikësit përpiqen ta lirojnë.


Sipas mediave, nuk është e qartë për sa kohë gruaja ishte bllokuar midis ndërtesave, dhe as se si përfundoi në këtë pozitë jashtëzakonisht të vështirë.

“Ne nuk e dimë se si ai erdhi këtu. Për momentin, është një mister për të gjithë ne”, tha kreu i Brigadës Zjarrfikëse lokale.

Shërbimet e shpëtimit u njoftuan rreth orës 14:00 nga disa punëtorë të ndërtesës, të cilët u alarmuan kur dëgjuan thirrje të dëshpëruara për ndihmë. Për disa orë ata nuk mundën të kuptonin se nga vinin zërat dhe në fund gjetën gruan të mbërthyer midis dy mureve.

“Ajo po ulërinte pa ndalur. Ne thirrëm policinë dhe pastaj u ngjitëm në çati dhe pamë zonjën poshtë të zhveshur “, tha Jim Cahill, pronar i një prej ndërtesave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!