Partizani është gati për duelin e dytë ndaj Sf.Gheorge Sfintul. Fitorja 5-2 e ndeshjes së parë ka transmetuar qetësi në kampin e ekipit të Ilir Dajës, por Egzon Belica, njësoj si trajneri i tij, nuk dëshiron të dëgjojë fjalën kualifikim.
Nëse kalohet raundi i parë në Conference League përballë skuadrës moldave, “Demat” do të gjejnë zviceranët e Basel përballë në raundin tjetër.
SITUATA – “Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë. Sigurisht që në ndeshjen e parë arritëm një rezultat mjaft të mirë, gjithsesi asgjë nuk ka mbaruar.
Kemi për të luajtur edhe 90 minuta të tjera. Shpresojmë dhe besojmë që të bëjmë një ndeshje të mirë edhe nesër, dhe pastaj, pas kësaj ndeshje, të mendojmë për vazhdimësinë”.
KUNDËRSHTARI – “Kryesore për ne është ndeshja e radhës që kemi nesër. Siç e përmenda, ne kemi hedhur një hap përpara në ndeshjen e parë. Përpara se të mendojmë për ekipin e Basel duhet të mbyllim pozitivisht ndeshjen e dytë ndaj Sfintul”. /abcnews.al