Iran Junior është lojtari i radhës që zgjedh Kosovën dhe Ulpianën, që këtë sezon do të drejtohet nga trajneri Edlir Tetova.
Mesfushori me tipare sulmuese ishte vjet pjesë e Teutës, por pati pak hapësira. Më parë ka spikatur në Kategorinë e Parë me Besën.
“KF Ulpiana arrin marrëveshje me futbollistin brazilian, Iran da Conceiçao, i cili vjen nga radhët e KF Teuta. Me Conceiçao kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mundësi vazhdimi.
Conceiçao pati edhe shumë oferta të ndryshme, por në fund ai zgjodhi KF Ulpianën”, njofton klubi dardan. Më parë me Ulpianën kanë firmosur edhe Ermir Rezi e Silvester Shkalla, që vjet ishin pjesë e Kastriotit në Superiore. /abcnews.al