Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për ish-policin Nevaldo Hajdaraj , i cili u akuzua për vrasjen e të riut Klodian Rasha.
Nga 15 vite Nevaldo Hajdaraj do të kryejë 10 vite burg për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar.
Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi që i riu të dënohet në minimum, kërkesë që nuk u pranua. Ndërkohë që vetë Hajdaraj nuk ka folur gjatë seancës.
Kujtojmë se Klodian Rasha u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor nga ish-polici Nevaldo Hajdaraj.
Klodian Rasha u qëllua nga Hajdaraj dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi nuk iu bind urdhrit të tij për të ndaluar, ndërsa kishte shkelur orën policore.
I riu u qëllua për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”, duke marrë dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull.
Uniformat blu thanë se i riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit./abcnews.al/