Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, drejtuesit e qeverisë dhe të institucioneve të pavarura u mblodhën për të raportuar rreth realizimit të detyrave të tyre. Kryeparlamentari u shpreh i pakënaqur jo vetëm me punën, por dhe me pjesëmarrjen e tyre.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi është i pakënaqur me punën e qeverisë për nxjerren e akteve nënligjore në zbatim të ligjeve të miratuara në parlament.
“Qeveria në disa raste është në tejkalim të afateve të nxjerrjes së akteve nënligjore. Në rastet kur aktet janë nxjerrë vetë, për disa e jo për të gjitha dispozitat për të cilat ligji kërkon nxjerrjen e tyre. Në këtë drejtim duhet të ecim jo me dy, por me një shpejtësi. Me shpejtësinë që kërkojnë nevojat e vendit dhe programi iqeverisë që kemi miratuar”, u shpreh Ruçi.
Këtë qëndrim kryetari i Kuvendit e mbajti para përfaqësuesve të qeverisë dhe institucioneve të pavarura, të cilët i kishte thirrur që t’i raportonin rreth realizimit të detyrave të tyre. As këto nuk i kursen pakënaqësitë. Disa zgjodhën të mos flisnin, të tjerë të mos vinin. Duket se kjo s’i ka pëlqyer kryetarit të Kuvendit që iu dha një paralajmërim.
“Mjafton kaq që institucioni të ka zgjedhur të marrë nismën për të liruar në këtë detyrë. Institucionet e ngritura nga Kushtetuta është një emër shumë i madh. Institucion kushtetues! Dhe mandje institucioni me ligj të vveçantë. Kjo sikur na ka krijuar një lloj autonomie, por çdo autonomi është relative, s’është absolute. Para Kushtetutës, para ligjit dhe institucionit që të ka ngritur je i varur”, theksoi Ruçi.
Zbatimin e mekanizmit ndërinstitucional Kuvend-qeveri-institucione të pavaruara kryparlamentari Ruçi e cilësoi ndër prioritetet e punës së tij. Ndërkohë u shpreh se qeverisë i shërben për t’u vetëkontrolluar ndërsa për institucionet e pavaruara është një radar që paralajmëron për rreziqet që i kanosen interesit publik./abcnews.al